Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga aeroporti i Kukësit teksa premton se ky investim do e shndërrojë qyteti në një pol ekonomik të verilindjes.

Rama zbulon se deri më tani po merr formë terminali i pasagjerëve dhe po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës së aeroplanëve.

Aeroporti i Kukësit, sipas Ramës përfundon në pranverën e vitit të ardhshëm dhe madje ai ka premtuar ironokisht se do të zbresë 120 demokratë nga Londra në Kukës më 25 prill që të votojnë për PD.

STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES ?
dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb