Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në “Facebook” një video të shkëputur nga “Maratona e Tiranës”.

Rama shprehet se tashmë “Maratona e Tiranës” është një traditë e re cila rikthehet pas një viti të vështirë pandemik.

“Maratona e Tiranës një traditë e re që rikthehet pas vitit të stërvështirë 2020”, shkruan kryeministri bashkangjitur videos së publikuar.

Sot është edicioni i pestës i “Maratonës së Tiranës” në të cilën marrin pjesë profesionistë sportistë dhe amatorë nga e gjithë bota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb