Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në sheshi ‘’Shqiponja’’ pjesë e projektit të Unazës së Re.

Sheshi Shqiponja do të jetë për 4 muaj i mbyllur teksa Rama thekson se aty ditë e natë po punohet që të hapen arteriet që do të lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Tiranës.

Po ashtu ai thekson se sheshi i ri ‘’Shqiponja’’ do i japë një pamje spektakolare hyrjes së Tiranës.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES ?

dhe me këto pamje nga zemra e “Shqiponjës”, ku po hapen ditë-natë arteriet që do lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Tiranës, si edhe do t’i japin një pamje spektakolare portës hyrëse të kryeqytetit të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb