Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri i rrugës që do të lidhë Tepelenën me Himarën.

Rama thotë se aksi nga Gusmari në Kuç do të sjellë një ofertë të re për turistët dhe një perspektivë të re për zonën përreth.

Duket se punimet janë ende në fazën fillestare me punimet në truall nga makineritë.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES

dhe me kantierin e rrugës së re turistike, prej shumë dekadash e shumëpritur, nga Gusmari në Kuç që së shpejti do të lidhë Tepelenën me Himarën , duke krijuar një ofertë të re për turistët e njëkohësisht një perspektivë të re për zonën e mrekullueshme malore mes këtyre dy pikave, ju uroj një javë të mbarë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb