TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa prej xhevahireve të Shqipërisë. Ai ka postuar një video të shkurtër të disa prej pikave turistike më të bukura të Veriut të vendit.

Bëhet fjalë për liqenin e Fierzës, Parkun Kombëtar të Thethit, Luginën e Valbonës, lumin Valbona, kalanë Rozafa në Shkodër, etj.

“Mirëmëngjes?dhe me këtë video mbi xhevahiret ende për t’u zbuluar të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, përshëndet kryeministri Rama.

Rama fb

Por të shumtë janë komentuesit që i përgjigjen këtij urimi. Disa i kujtojnë infrastrukturën e dobët të zonave rurale, disa INUK dhe prishjen e shtëpisë së Prek Calit, heroit të Veriut në Vermosh, për të cilën pati reagime të shumta dhe nga opozita dhe disa edhe 21 janarin.

Komente Rama

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: