TIRANE- Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka mbërritur me helikopter në Himarë dy ditë më parë ku u takua me kryeministrin Rama, por me sa duket qëndrimi i tij në Shqipëri ka qenë më i gjatë se kaq.

Nga një foto e postuar sot prej kreut të qeverisë në profilin e tij në Facebook, Rama shfaqet në krahë të Blair. Të dy janë të qeshur, të veshur sport dhe duket që po shijojnë një drekë verore.

Kjo foto konfirmon edhe zërat që këshilltari britanik i Ramës po qëndron për disa ditë pushimi në plazhet tona të Jugut.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: