“Humbja e gishtave të polices, ishte kalimi i vijës së kuqe”. Këto ishin fjalët e para nga kryeministri Edi Rama pas vizitës që u bëri efektivëve të lënduar pasditen e sotme në Spitalin e Traumës.

Një vëmendje të veçantë nga kreu i qeverisë mori edhe Ina Nuka, policja 24-vjeçare e Forcave Shqiponja që sot humbi gishtat pas plasjes së një kapsolli në duar.

Në një status në Instagram, Rama bën me dije se Ina do t’i nënshtrohet një operacioni më të gjatë e të vështirë në Stamboll, ku do niset nesër.

“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të? Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim? Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër✈️ Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje? Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty?,” tha Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: