Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale, pasi kryeministri Edi Rama e konsideroi liderin e opozitës Lulzim Basha “shalqi me provë”.

Salianji shprehet se shqiptarët nuk kanë se çfarë të presin më, duke shtuar se kryeministri është një kungull, që si hyri, ashtu doli.

Postimi i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji:

Shqiptarët s’kanë  ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.

Faktet janë këto:

Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që  nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!

Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.

Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.

Shqiptarët duan ndryshim!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb