TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish pas deklaratave të deputeti Ben Blushi. Teksa u shpreh se si kryetar i qeverisë ka të drejtë të marrë fjalën sa herë dëshiron, Rama tha se diskutimi i Blushit ishte “përshkallëzim në mjerim”.

Sakaq, Rama tha se pas arritjes së marrëveshjes PS-PD të gjithë ata që u shqetësuan nga kjo gjë, “nxorën nga varri” çështjen e “21 janarit”.

“Për fat të keq unë jam kryeministri, dhe për fat të mirë mund të flas sa herë të dua. Për rregulloren e Parlamentit është përgjegjës tjetër kush. U çova se ishte përshkallëzim në mjerim ajo që bëri Blushi, si zakonisht kur bën debat me mua. U çova për një arsye specifik, s’është i pari ky, që të nesërmen e marrëveshjes kanë nxjerrë nga varri të vrarët e 21 janarit. Dhe jo vetëm kaq, por i kanë rivrarë dhe familjarët e tyre me qëllim që të krijonin reagim. Nuk kam bërë asnjë përpjekje, thjesht kam gëlltitur lëndimin, dhe koha do t’i tregojë të gjitha këto që këta organizatorë maskarade post marrëveshje, po i bëjnë, dhe po i thonë sot për tepsinë. Një tjetër njeri konkret, njeriu ynë, i përfshirë emocionalisht si të gjithë ne, ka kontaktuar pa dijeninë time xhaxhain e Aleks Nikës.

“Të përshëndes mik. Është mirë të bisedojmë sa më shpejt, se jam i shokuar. Informoje Edin se çka është thënë nuk është shkruar nga ana ime. Kurrë nuk mendoj se ai na tradhton, informoje se e kam përgënjeshtruar”.

Ky është njeriu i marrë dhe i përdorur. Reforma në drejtësi, vettingu dhe të gjitha to që do vijnë pas, do të kthejnë sistemin e drejtësisë aty ku duhet”, u shpreh kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: