Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë lidhur me dëshminë e Manjola Cakonit, të publikuar sot nga Partia Demokratike, ku ajo shprehej se pas intervistës së dhënë në televizion dikush e kishte marrë nga kryeministria, telefonatës i ishte përgjigjur nëna e saj, ndërsa i ishte thënë”: Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!”.

Rama tha në emisionin “Opinion” se i vetmi koment që mund të bëhet lidhur me këtë çështje është ai mbi faktet. Teksa sulmoi PD-në, që sipas tij, nuk lë rast fatkeqësie pa përdorur, kryeministri theksoi se familjet e goditura nga tërmeti i nëntorit nuk i ka braktisur.

“Thjesht jam shumë i keqardhur me hijen në politikën në tërësi dhe me hijen në politikën në PD në veçanti, që nuk lë rast fatkeqësie pa përdorur, duke manipuluar ndjenja njerëzore. I vetmi koment që mund të bëhet lidhur me cështjen, mund të bëhen mbi faktet. Kush do, mund t’i marrë faktet e ti shoh. Unë jo vetëm që nuk e kam braktisur familjen dhe të gjithë ata që ranë pre e fatkeqësisë, dhe nëse nuk u kthej dot ata që iu kanë humbur, do i kthej me kushte që as nuk i kishin parë ndonjëherë”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb