Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Komisionerin për Zgjerimin në BE, Olivér Várhelyi, i cili në një reagim për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, kërkonte që marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike të kalonte sa më shpejt në Parlament, ndërsa shtonte se “Çdo nismë tjetër që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojIten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.

Lidhur me këtë, kryeministri Rama tha në një komunikim për media se i kupton partnerët ndërkobëtarë, që sipas tij, nuk e dinë aspektin proedurial, duke sqaruar se po flasim për çështje zgjedhore dhe kemi një sesion parlamentar përpara. Rama theksoi se nëse flasim për vit kalendarik, atëherë i bie që të mos miratohen as marrëveshja e 5 qershorit.

“I kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial, por nuk mund të mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD, që thonë kalohet sot. Si kalohet sot, ka një procedurë, sapo ka përfunduar marrëveshja dhe është në procedurë. Sa i përket kohës, jemi një vit, sepse kemi dhe një sesion parlamentar. Nëse shihet si vit kalendarik, i bie mos të votojmë as marrëveshjen e 5 qershorit. Po flitet për cështje zgjedhore dhe këtu hyjnë qoftë Kushtetuta, qoftë Kodi”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb