Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar nga selia blu deklaratën e Edi Ramës se edhe nëse 500 mijë shqiparë do i kërkonin nga rruga shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, ai nuk do pranonte.

Basha thotë se nëse diçka e tillë ndodh, atëhere zoti ta ruajë pasi Rama e di mirë se çfarë ndodh nëse i dalin 500 mijë veta në shesh.

Kryedemokrati e ka paralajmëruar Ramën se më 25 prill në shesh Rama nuk do ketë 500 mijë shqiptarë, por 1 milion e 500 mijë.

‘’Zoti e ruajt, sepse atë askush nuk e ruan, nëse në shesh dalin 500 mijë veta, e di mirë çfarë ndodh ai, por t’i thërrasë mendjes pasi jo 500 mijë, por 1 milion e 500 mijë do i dalin në shesh më 25 prill. Largimi i tij është fillimi i ndryshimit. ‘’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb