Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Rama, me anë të postimit në “Twitter” shprehet se Basha është kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë, duke pasur parasysh raportin e Dick Martyt.

Ai shton se Basha nuk ka qenë e nuk është lideri i opozitës, por vijon të jetë një kukull.

  • foto galeri

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter:

Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakë së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!

Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: