TIRANE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në twitter, lidhur me zhvillimet e fundit nga protesta e opozites.
“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve” – shkruan Rama në twitter.
Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre?Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve? pic.twitter.com/dwkPSvyTk7
— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2019
Ky është reagimi i dytë i kryeministrit Rama për protestën e opozitës. Më herët Rama u shpreh se nuk e fsheh trishtimin për atë që po ndodh, ndërsa ka dha një mesazh për ata që mbështesin opozitën.
„Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”.
(BalkanWeb)