Deputeti Kujtim Gjuzi ka ndërhyrë disa herë nga vendi, teksa në foltore ishte duke folur kryeministri Edi Rama për ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen e 5 qershorit.

Gjuzi ndërhyri kur Rama po fliste për koalicionet, dhe ky i fundit ia ktheu me ironi se “Kujtim, ti je i falur të marrësh edhe 30 vota, se më duket aq ke marrë. Je i falur, sepse ata që do të votonin ty, që janëshumë më tepër, nuk votojnë se e dinë që nuk jemi në kushtet e një referendum. Ti je pretendent për fronin, ata të respektojnë, kur e dinë që ti jo front, por as karrige në Parlament nuk merr dot. U gjend në këtë rast Lulzim Basha dhe ti je këtu”.

Gjuzi ndërhyn nga vendi, duke goditur tavolinën.
Ruçi: Ore tërhiqu tamam, se të nxjerr jashtë.
Rama: T’i kërkosh atij të tërhiqet tamam, është të shkosh kundër rregullave të lojës. Merr frymë, se ke kohë të sulmosh prapë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb