Ish-zv.kryeministri Niko Peleshi është rikthyer në një post të rëndësishëm në qeveri duke marrë Ministrinë e Mbrojtjes.

Me spostimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Peleshi do të jetë tashmë Ministri i Ri i Mbrojtjes.

Ndërkohë Cakaj sot ka dhënë dorëheqjen nga posti  i ministrit në detyrë që ka detyruar Ramën të bëjë këto dy lëvizje.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb