Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke pohuar se ky i fundit ka rol në aferën e Portit të Durrësit.

Salianji i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ tha se kompania nga Emiratet e Bashkuara që do të ndërtojë portin e ri të Durrësit nuk është treguar transparente.

“Opozita është në një aksion të ngjeshur dhe me denoncime të forta. Duhet shmangur ideja që opozita është pune zyre, që shkon në 8 në zyrë dhe ikën në 4 prej aty. Është falur 1.5 mln katrorë tokë publike për një investitor dhe për të zhvendosur portin, për ti dhënë mundësi një abuzimi. Për të hapur një tender të ri ku qeverisë do i duhen 2 mld euro për të ndërtuar një port të ri, kur porti ekziston. Në Shqipëri duhet të marrë fund ideja që koncensionet t’i jepen kompanive offshore. Shohim se nuk duhet se ku kalojnë para të taksave paguesve. Ky është një rast ku do të ketë vëmendje, ku marrëveshja e qeverisë do të kalojë në parlament. Do bëhen denoncimet. Shumë qytetarë thonë se nuk është investim i drejtpërdrejtë i kompanisë, por po iu jepet disa kompanive. 2 mld të tjera që do të ndërtohet porti i Durrësit, e bënë që të jetë aferë që ka rol kryeministri. Është e njëjta skemë dhe me risqe. Porti i Durrësit mund t’i jepet kompanive të rëndësishme, si ato amerikane, të BE, por gjendet një kompani që me gjithë respektin në Shqipëri po tregon mungesë transparence. Në darkën e famshme në Dubai, e gjithë qeveria ishte në një tavolinë në një lokal shumë luksoz. Nuk ka darka dhe dreka falas, po paguan një çmim të shtrenjtë Shqipëria, për tarafin e vetë të ngushtë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb