TIRANE

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projekt buxhetit të vitit 2019 për Shëndetësinë, kryeministri Edi Rama tha se 17.864 mjekë e infermierë do kenë sërish rritje page nga tre mujori i dytë i vitit të ardhshëm. Sipas kryeministrit, për punonjësit e shëndetësisë pagat do rriten me 7% vitin e ardhshëm.

Përsëri ne do rrisim pagën për infermierët e mjekët. Janë 17.864 punonjës që do kenë një rritje page prej 7 për qind nga tremujori i dytë i vitit të ardhshëm. Një rritje e konsiderueshme besoj që përmbush objektivin tonë për pagën e infermierëve dhe që rrit edhe shpërblimin e mjekëve”-tha Rama.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga PD. Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu  e quan buxhetin e Shëndetësisë për vitin e ardhshëm si “buxhetin e Varfërisë Afrikane”.

“Aktualisht Ministria e Shendetesise e Ceshtjeve Sociale po ‘paraqet’ me pompozitet Buxhetin e Varferise Afrikane. Financimet per shendetesise ngelin perseri ne reth 130 E per fryme ne vit, kur mezatarja europiane eshte reth 2000. Mjafton kaq per te kuptuar gjendjen e ketij sektori jetik. Dhe me shume se kaq paguajne qytetaret direkt nga xhepat e tyre. Gjendje thellesisht antisociale kjo e nga nje dikaster, qe mbulon edhe ceshtjet sociale!! Asnje term perspektive apo permiresimi. Dhe pastaj ‘habiten’ pse mjeket jane kthyer me nje ‘specie ne zhdukje’! Dhe Rilindja sot po trumbeton ne nje aktivitet per buxhetin deshtimet per suksese, pikerisht me nje “skenar”, qe do t’i shkonte per shtat vetem Kim Jong Un-t”, shprehet ish-ministri i Shëndetësisë në një shënim në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb