Në një aktivitet ku në fokus ishte Modernizimi i Administratës Publike, kryeministri Rama iu rikthye edhe njëherë lajmit të rritjes së rrogave dhe pensioneve, ku nënvizoi se paga minimale do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra. Kreu i ekzekutivit tha se pagat do të rriten mesatarisht 7%, por për pagën më të ulët kjo rritje shkon në 36%. Ai shtoi se vetë nuk do të përfitojë nga rritja e pagës.

Nuk është rritje e zakonshme, po është shpërblim për mbështetjen që i keni dhënë reformave. Ne kemi pagën më të ulët në shtet sot për gjithë shërbimet mbështetese po themi, e kemi 220 milje lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet 375 mijë lekë të vjetra, a është mjaft, nuk është mjaft. Po a është shumë më tepër për njerëz rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra. Me të njëjtin princip duke filluar nga poshtë ne kemi një piramide rritjesh pagash tërësisht të re. Pra nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka sot pagën aktuale 355 mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë dhe kështu në mënyrë progresive kemi një rritje e cila kur vinte paga bruto bëhet 589 mijë lekë. Prap nuk është shumë, por është shumë më tepër seç është. Duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm ju do të keni një pagë më të mirë. Mesatarja është 7%, por për pagën më të ulët është 36% dhe shkon duke u shkallëzuar deri tek unë që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje, as ministri i Financave, as deputetët. Pra ne që marrim më shumë nuk duhet të fitojmë asgjë nga kjo rritje. Ju që merrni më pak do fitoni më shumë dhe ky është princim”,- tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se në administratë ka ardhur koha të punësohesh në bazë të meritës dhe këtë e tregojnë aplikimet e shumta për vende pune. “Procesi i rekrutimit në administratë është shprehje e vullnetit për tu ndarë nga e kaluara. Nëse Shqipëria do e kish bërë 25 vjet më parë sot administrata do ishte më e qëndrueshme. Administrata ishte përdorur për ushtarët e partive, ndërsa sot ekziston mundësia për të bërë karrierë në bazë të meritës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: