Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka risjellë fjalën e tij gjatë seancës plenare, ndërsa thekson se ky parlament ka ‘vrarë’ pluralizmin.

Sipas Shehut Rama dhe ky regjim në thelb nuk duan integrimin.

REAGIMI I SHEHUT
Ky Parlament nuk mund te luaje rol ne procesin e integrimit. Sepse ketu eshte “vrarë” parlamentarizmi. Eshte “vrare” demokracia parlametare, eshte shkelur edhe rregullorja e tij. Edhe ky projekt ligj per “Rolin e Kuvendit ne procesin e Integrimit” qe dhe vete eshte jo obligues, jo i plote, jo i qarte, nuk mund ta ndryshoje kete realitet. Nje parlament, qe nuk respekton te drejtat thelbesoreve te opozites, te deputeteve, me nje maxhorance, qe kerkon te krijoje nje pseudo opozite, nuk mund te jete demokratik. Sepse Rama e ky rregjim ne thelb nuk duan integrimin, Europen e Perendimin. Rama i perket “sojit” te autokrateve lindore! Ai ne vend te Procesit te Berlinit deshte te na conte tek “Ballkani i hapur” i Vucic, ne Lindje me ate. Miqte e mbeshtetesit reale te vendit kerkon t’i zevendesoje me te koruptuarit e tij, si Mc.Gonigal. Ai ne vend te Italise zgjedh diku larg ne Lindje edhe per Expo30!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb