PERMET

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në qytetin e Përmetit. Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë tha se ka ardhur koha që kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli i cili vjen nga rradhët e PD-së të largohet. Rama u shpreh me bindje se në një Përmet totalisht të transformuar banorët e këtij qyteti kanë kuptuar ndryshimin dhe një gjë të tillë do e vërtetojnë në zgjedhjet e qershorit.

“Faleminderit shumë për mikpritjen. Shumë faleminderit. Faleminderit shumë, megjithëse është një ditë pushimi dhe një ditë goxha e ftohtë. Ju jeni këtu për të na shprehur mbështetjen dhe unë e çmoj shumë.

Besimi juaj mbetet i palëkundur dhe besimi do të jetë baza që na duhet për zgjedhjet e qershorit. Unë nuk jam nga ata që flas keq për kryetarët e Bashkisë që nuk janë të partisë. Por, sinqerisht mendoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shpi.

Dhe të jetë një njeri i zgjedhur jo për të shpenzuar taksa dhe për të mbajtur njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t’i kthyer juve përmetarëve besimin. Kryetari i Bashkisë është me votat e atyre që më shumë se votonin për të, votonin kundër kandidaturës sonë. Por, sot kam bindjen që të gjithë shohin ndryshimin e madh. Përmeti të cilit politikanët kujtoheshin vetëm kur kishte zgjedhje është një Përmet totalisht i transformuar”, tha Rama.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: