Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta në fjalën e mbajtur në Ditën Botërore të Infermierëve.

Rama thotë se shërbimin infermieror të Shqipërisë e themeluan gratë. Ai ka thënë se fatkeqësisht edhe vetë ai i përket kategorisë së burrave, teksa ka kërkuar të imagjinohet se çfarë do të ndodhte po të ngeleshin vetëm burrat të kujdeseshin për burrat gjatë pandemisë.

 

‘’Shërbimi infermieror i Shqipërisë është themeluar faktikisht në kulmin e luftës me gripin spanjoll, edhe pse historia fillon pak më herët.

Është themeluar nga gratë, më solli një buzëqeshje. Dhe thua ti pse burrat shqiptarë pa gratë do i kishte marrë lumi. Imagjino sikur të kishin ngelur disa kokrra burrash. Imagjinoni të thoshit nuk merremi me këtë, e t ëkujdeseshin burrat për burrat. Më pas, edhe në luftën kundër malaries dhe kolerës, prap për gratë flitet. Faktikisht edhe sot që flasim me gjithë respektin për burrat, tani edhe unë i kësaj kategorie jo dhe aq të lartë i përkas, se burrë jam dhe unë për fat të keq. Por dua ta mbyll duke i përcjellë një respekt të veçantë vajzave e grave që janë këtu. Dhe atyre që s’janë këtu. Po ju them tani që ta dini, prisni kur të shihni në lajme që Edi Rama dy pika nuk dua të jem më burrë.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb