TIRANE– Arben Malaj do të propozohet nga Partia Socialiste si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Deputetët socialistë kanë firmosur dje në propozimin që do t’i paraqitet Kuvendit.

Duket se raportet mes Malajt e Ramës janë përmirësuar, pas asaj që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2013, kur Malaj nuk u fut në listat e deputetëve të PS dhe vendosi të dalë i pavarur në Vlorë, pa mundur dot të sigurojë mandatin.

Më herët Malaj ka qenë pjesë edhe e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS të drejtuar nga Ben Blushi.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: