TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbrëmjen kushtuar poetit dhe shkrimtarit Daut Gumeni.

Rama ka postuar një fotoalbum nga mbrëmja kushtuar Gumenit.

“Fotoalbumi i mbrëmjes kushtuar poetit dhe shkrimtarit Daut Gumeni, gusmariotit që sfidoi diktaturën komuniste me dashurinë e tij për lirinë, të cilën e pagoi me thuajse çerekshekulli burg e për të cilën nuk pranoi kurrë të bënte kompromis. Filmi NJE BURRE NE UDHE është një dokument rrëqethës, mbi njeriun, lirinë e krijimtarinë, në ferrin tokësor të totalitarizmit dhe purgatorin e hipokrizisë post-komuniste. Daut, faleminderit që ekziston, miku im!”, shkruan kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: