TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot vendimin e dytë që qeveria e tij e re do ndërmarrë në 100 ditët e para. Vendimin e dytë ashtu si të parin, ai e bëri të ditur përmes rrjetit social Facebook dhe i ngarkon institucionet e vendit të sigurojnë vetë certifikatat për qytetarët që aplikojnë për arsye të ndryshme.

“Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata?Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re✌️Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë? Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri,” shkruan Rama.

Ky vendim i kryeministrit Rama, erdhi pas publikimit të vendimit të parë për shpalljen e Vitit Mbarëkombëtar të heroit tonë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

“Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbatëkombëtar të Skënderbeut.
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare,” shkruante Rama më 30 gusht.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb