Kryeministri Edi Rama këmbëngul në hapjen e listave ndonëse opozita joparlamentare dhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese. Rama ka postuar një video në “Facebook” për të shpjeguar rëndësinë e listave të hapura, ndërsa shkruan se hapja e tyre përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve.

“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT?
#ShqipëriaqëDuam??☀️”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb