Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se largimi i të rinjve është një nga problemet kryesore në vend.

Berisha  u ndal edhe tek arsimi, duke theksuar se mësuesit me eksperiencë po zëvendësohen me militantë.

Ndërsa renditi disa nga problematikat në universitete, ish-kryeministri tha se të rinjve po u vritet shpresa: “Rama, shpresë-vrasësi më i madh.”, tha ai.

“Për shkak të ngritjes në drejtim të injorancës është në rënie të lirë . Shkollat dy vite më parë ishin të mbyllura rreth 620 , sot numri është edhe më i madh. Sistemi i internetit që u shtri në çdo shkollë me 25 mijë kompjuter në total sot është tërësisht rudimentar. Sot universitetet e rretheve janë në proces falimentimi dhe mbyllje.

Shkaku themelor i këtyre është largimi masiv nga një politikë antikombëtare. Shkak tjetër themelor është përpjekja për tu rikthyer në sistemin e selektimit të universiteteve. Shkak tjetër është degradimi total i procesit mësimor për shkak të armatës së militantëve që kanë zëvendësuar mësuesit profesionistë më të ashtuquajtur portal të partisë. Kur largohen mësues më eksperiencë 30-vjeçare dhe vendosen militantë që nuk kanë njohur për mësimin. Shkak të tjerë është ligji i financuar me çanta me euro nga sektori privat dhe që rriti tarifat për studentë në universitete duke i bërë disa herë më të larta se pothuajse në të gjitha vendet e Europës. Infiltrimi i krimit në botën akademike përbën një nga aktet më të shëmtuara në historinë e një vendi. Ju nuk keni harruar kur kandidati për rektor i njohur për bindje të majta dhe që nuk mund të jepte kampin e  universiteti paradhënie të bandave, u ndal në mes të sheshit nga famosi Shullazi dhe ju tha dorëheqje ose kokën”, tha Berisha.

Nga ana e saj ministrja e Arsimit Evis Kushi, ndërsa iu kundërpërgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha tha se, e vetmja gjë për të cilën dakordohen me ish-kryeministrin është se sistemi arsimor duhet të jetë një nga më seriozët.

Kushi: Për ju bie dakord që sistemi arsimor duhet të jetë një nga më seriozët. Por dua të them se ne kemi vendosur mesataren si kriter, ndryshe nga ju. Ju përmendët portalin si dështim, por është një nga arritjet tona më të mëdha. Ne i kemi përgjysmuar tarifat, ne japim edhe bursa. Në kohën tuaj një profesor udhëhiqte 20 studentë, por sot pedagogët me kriteret e reja janë lehtësuar kriteret. Në kohën kur drejtuat ju piramidat në universitete lulëzonin sheshit dhe diplomat shiteshin dhe bliheshin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb