TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” një album me fotografi të titulluar “Shqipëria solidare”, pjesë nga aktiviteti i sotëm ne qarkun e Beratit, së bashku me drejtoren e Bankës Botërore për Shqipërinë, për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimi i lumenjve.
“Sot në qarkun e Beratit, së bashku me drejtoren e Bankës Botërore për Shqipërinë, që po punon prej ditësh për të kaluar me sukses edhe sfidën e mëtejshme të përballimit të dëmeve jashtë shtëpive. Ndërkohë, për ushqimet, veshmbathjet dhe të tjera pasoja brenda shtëpive, po vazhdon pareshtur puna e shtabeve të emergjencave dhe grupeve vullnetare. Mbresëlënës solidariteti i nxënësve dhe mësuesve të shkollave të qarkut që po japin kontributin e tyre me ndihma modeste, por shumë domethënëse”, – shkruan Rama.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: