TIRANE

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Dytë te Diasporës, kryeministri Edu Rama tha se historia ka treguar se shqiptarët janë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe kur ata janë të bashkuar gjithmonë fitojnë. Rama tha se shqiptarët bëjnë ‘luftë’ me njëri-tjetrin për hesape të vogla.

Kudo që shqiptarët bashkohen, ata janë më të mirë dhe fitojnë. Historia e ka treguar, nuk dua të sjell këtu as Gjergj Fishtën, as Faik Konicën, as Fan Nolin por edhe e sotmja na tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët. Ne kudo ku bashkohemi nuk na mund dot askush. ndaj shqiptarëve në Tuz iu them bashkohuni. Ne kudo që bashkohemi nuk na mund askush. Shqiptarëve në Tuz u them bashkohuni dhe mos lejoni të humbi për shkak të armiqsive të kota me njëri-tjetrin.

Nuk mund të rri pa e thënë atë që ndjej dhe që ndjeva gjatë kohës që foli presidenti i Kosovës. Dua të them se sot Kosova dhe shqiptaria përmes Kosovës është përballë një sfidë historike. Nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë gjë më të rrezikshme dhe penguese për shqiptarët kur përballë u dalin shqiptarët. Kur për hesape të mjedisit politik, marrin flamurin dhe e kthejnë në një armë për të luftuar me njeri tjetrin se kush është më i mirë apo më i keqi”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: