Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për “Të paekspozuarit” në MCN, kreu i shtetit theksoi se Rama ka frikërat dhe ankthet e tij nga drejtësia e vet dhe tani do të çlirohet vetë.

“Shumë miq të tij ish-ministra i ka bërë bedena, për aktet e tij që ka miratuar nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë. Ai me përmendjen time dhe të Berishës, do të tërheqë vëmendjen e halleve të tij.

Ilir Meta, nuk i është shmangur dhe nuk i shmanget drejtësisë edhe kur drejtësia është sjellë e padrejtë, unë e kam fituar betejën e të drejtës time. Shqiptarët nuk duhet të presin nga askush drejtësinë, ata duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre. Sistemi do funksionojë kur të instalojmë Referendumin. Votimi i Reformës në Drejtësi me 140 vota u bë nga Ilir Meta Kryetar Parlamenti, dhe këto vota nuk u bënë nga Ambasada dhe nga Lulzim Basha. Ndërhyrjet e mia ishin që kjo Reformë të bëhej më konsensus, dhe duke respektuar Komisionin e Venecias. Votimi unanim i Reformës, kishte si qëllim edhe hapjen e negociatave ne BE-në.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb