Gazetari Andi Bejtja ka bërë një krahasim mes leksikut të kryeministrit dhe kryeopozitarit të Shqipërisë në këtë situatë me koronavirusin.

Bejtja thekson se Rama ka vetëm fjalën ‘Ndaloj’ duke u bërë një drejtor policie i kabintetit Basha teksa ky i fundit bën propozime.

Ai i bën apel Ramës që të bëjë si kryeministrat e Rajonit, Europës apo Botës dhe të ketë kryefjalë ‘’Propozoj’’ ashtu sië po bën deri tani Lulzim Basha.

 

STATUSI I ANDI BEJTJES

EDI RAMA SI DREJTOR POLICIE I KABINETIT BASHA

Nese nje studiues, historian, apo qofte dhe gazetar, pas disa vitesh, do t’i rikthehet fare pa pasion, asaj qe po kalojme këto dite ne “Epoken e Corones”, do të vije kollaj te ky titull. Vetem duke pare leksikun e dy liderave kryesore, vetem ne harkun kohor te nje jave shikon një shperpjestim te madh: Edi Rama ka kryefjale e refren te tij fjalen “Ndaloj”, ndersa lideri opozites fjalen “Propozoj”. Me kaq shume “Ndaloj” te njerit dhe me kaq shume “Propozoj” te tjetrit, ne rastin me te mire Edi Rama, he per he, nuk eshte as me pak e as me shume, po thjesht nje Drejtor Policie i Kabinetit Basha, qe anuncon me zell ne Facebook, oraret e ndalimit te kembesoreve, makinave….Kryeminister: je shume vone, fillo be kryefjale tenden fjalen “Propozoj”….Kryeministrat e Rajonit, te Europes e te Botes e kane bere me kohe….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb