Mbrëmjen e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me skandalin “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në një ngjarje të tillë.

Berisha tha se kryeministri Rama tentoi të shuajë pluralizmin në vend.

“Mblidhemi sot në një moment të pashembullt, të jashtëzakonshëm, në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas anti-shqiptare, anti-demokratike e anti-kombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror.

Vizitat private në Shqipëri, takimet e fshehta të McGonigal me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik, pluralizmi , për hir të pushtetit të Edi Ramës, është një krim i përmasave makabre. Veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin.

Mcgonigal është në një hetim të gjithanshëm në SHBA, u përket autoriteteve amerikane të qartësojnë lidhjet e tij me rusët.

Lidhjet e tij janë më të turpshmet në historinë e këtij vendi”, tha Berisha.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb