Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Edi Rama nuk lë të krijohen parti të reja, pasi i blen me oligarkët që ka.

Lubonja e krahasoi situatën e Ramës me atë të Putinit në Rusi, duke thënë se ai i ka marrë të gjithë oligarkët dhe të gjitha pushtetet për vete.

“Rama, jo Lulzim Basha, i ka marrë të gjithë oligarkët. Kur kishte ca oligarkë PD dhe ca PS, kur kishte Rama Tiranën me oligarkët e vet dhe kishte Berisha ca të tjerë, Shqipëria ishte më normale, më pak autoritare dhe më pak e korruptuar e më pak vidhej, seç vidhet tani. Tani këta të partive të reja thonë se ‘janë të gjithë njësoj dhe ne jemi ndryshe’.

Mua përvoja më ka treguar se gjëja e re që prisja unë nuk lindi për dy arsye, e para sepse duke e kapur Rama pushtetin, ka punuar shumë që të mos lindë asgjë e re. Po u bëre Putin, nuk lë të lindë gjë e re. Në këtë situatë ku jemi ne, nuk lind gjë e re, lindin vetëm kërpudha. Nuk mund të lindë më një gjë e re për 1 mijë arsye, që është e njëjtë me historinë e Putinit. Edi Rama nuk iu lë të fitoni dhe as të krijoni parti, se ato 10 oligarkët që ka do të të blejnë ty, e të gjithë partitë e reja”, theksoi analisti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb