FINIQ

I sigurtë se zgjedhjet vendore do të mbahen e për t’u siguruar për këtë, kryeministri Edi Rama, preferoi që datën 30 qershor, ta thotë në gjuhën greke, gjatë takimin me banorët e zonës minoritare në Finiq.

“Do bëhen zgjedhje ne gjithë territorin, do fitojë Kristaqi ne e dimë rezultatin jo se bëjmë ato për të cilat akuzohemi, por se jemi të organizuar kemi siguri në këtë. Përpjekja për ta kthyer Shqipërinë pas nuk ka asnjë shans se se nuk ka popull. Ata nuk janë absolutisht mbështetës të rrumpallës kaosit e dhunës, s’ka si të jenë.

Kush i fryn zjarrit të dhunës është i destinuar të tretet në atë zjarr. S’ka shans që në Shqipërinë e viteve ’90  të fitojë dhuna e kaosi.  Në 30 qershor Shqipëria do bëjë zgjedhje. Është e rëndësishme që populli t’i thotë jo politikës së dhunës e rrëmujës, të sharjeve akuzave shpifjeve e të baltës 30 qershori do jetë një ditë normale edhe sikur të ketë shfaqje sporadike, orvatje të dëshpëruara do jenë të pafuqishme. Ju premtoj, e më keni me provë, do vij përsëri sic kam ardhur për të ndjekur ecurinë e punëve që do të bëjmë me Kristaq Kicon.” -U shpreh Rama.

“Sot përcolla ish presidentin Sarkozy me gruan e tij, janë larguar të mahnitur nga Shqipëria nga dallimi mes idesë që kishin kur erdhën e që panë e bukuria përallore e zonës këtu. Jam i bindur se bregdet është vetëm një pjesë e potencialit turistik.

Duhet të bëjmë shumë punë edhe këtu brenda. Duhet të bëjmë më shumë për të nxitur agroturizmin. Për ti transformuar shtëpitë në struktura mikpritje e pronat ne struktura agroturizmi. Jam i bindur që kjo është rruga për të rijetëzuar zonën. Dhe jam i sigurt që për emigrantët do të ketë më shumë fitime se sa puna që bëjnë atje. Do të kontribuojmë me grante nga buxheti por edhe programi i BE që e kemi marrë miratimin e ka nisur do të krijojmë një sinergji pozitive.” Tha ndër te tjera kreu i qeverisë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb