Ditën e nesërme pritet që kryeministri Edi Rama të zyrtarizojë një marrëveshje me një kompani turke, që do të mundësojë sigurimin e vaksinave kineze anti-covid.

Teksa Sokol Balla, gazetari i emisionit të ‘Real Story’ në ‘News24’ foli për mbi 300 vaksina kineze që do të vinin në vendin tonë, Brataj nuk preferoi që të jepte shifra. Ai theksoi se ato vaksina nuk do të vijnë të gjitha nesër. Mes të tjerash Brataj tha se është optimist për këtë proces.

“Ajo do të jetë vaksina kinezes e prodhuar nga Coronavac, numrin nuk e di. Është vaksinim masiv, por nuk është e thënë se do të vijnë nesër përnjëherë. Si Pfizer, siç do të vijë çdo javë, Astrazenca po ashtu do të vazhdojë sipas programit. Dhe Sputnik 5 që erdhi si dhuratë. Kemi njoftime që ka marrëveshje dhe tratativa me prodhues të autorizuara, por se sa nuk e di. Jam optimist që për faktin e ardhjes se vaksinave të tjera, ja si ndryshojnë gjërat për fatin e mirë. Kur po bëjmë debat edhe në rrjet, ku shumë njerëz thonë; ça na mbushni mendjen kur si keni vaksinat ende. Ndoshta duhet më shumë informacion. Njerëzit duhet të dinë se çfarë do të bëjnë. Nëse ke pasur alergji të tjera, duhet një kohë më e gjatë observimi nëse e bën atë”, -tha ai.

Ndër të tjera Brataj tregoi edhe simptomat që kishte kaluar pasi kishte bërë vaksinën anti-covid, duke pohuar se kishte pasur vetëm dhimbje krahu. Ai tha se në momentin që personat që bëjnë këtë vaksinë kanë lodhje trupi, apo temperaturë, nuk duhet të shqetësohen, pasi në këtë rast tregon se trupi ka reaguar.

“Unë e bëra vaksinë. Ndjeva dhimbje të krahut. Ai që ndihet keq, pavarësisht nga vaksina apo sëmundja, merr në tel tek 0800-ta. Aty ka një formular te ministria e Shëndetësisë ku plotësohen. Njerëzit marrin në tel, kur kanë simptoma. Kur kanë lodhje, dhimbje e temperaturë, janë normale për një vaksinë. Sa herë bëhet vaksina, organizmi përgjigjet, krijon antitrupa që ta izolojë. Dhe organizmi përgjigjet vet deri në këtë mënyrë, kur e drejton ushtrinë drejt atij agjenti. Ka shumë pak kontroindikacione nga vaksina.”, theksoi Brataj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb