HAS- Gjatë takimit me banorët e Hasit, Shefi i qeverisë kishte një kërkesë të qartë për pensionistët, të cilat kanë probleme me përllogaritjen e pensioneve të tyre.

Sipas Ramës, së bashku me nipat dhe mbesat të gjithë pensionistët të shkruajnë për problemin që iu shqetëson. Ai ri-përsëriti edhe njëherë se platforma nuk është si skedinat, pasi pas trokitjes dhe adresimin e problemit, ai merr përgjigjen pas 10 ditësh.

“Iu bëj thirrje të gjithë pensionistëve, që t’i drejtohen platformës që nuk marrin zgjidhje për rastet e tyre. Sepse ndodh shpesh në zyra ku ka zvarritje, por tek portali me ndihmën e nipave dhe mbesave. Është realisht se shumë njerëz nuk kanë pikë besimi. Platforma nuk është si skedinat. Këtu nisen pa pikë besimi dhe iu del dhe, sepse luajnë në shtëpi dhe nuk luajnë jashtë”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri ka thumbuar sërish burrat e pranishëm duke mos u dhënë atyre fjalën para grave.

“Ulu, ka rregulla. Pse ti dhe jo ai tjetri. A ka noj grua që do te flasë se unë e nis nga gratë. Ka noj grua që do të flasë dhe me pas ta nisim nga këta pa flokë. Jo ti ke më shumë se ai tjetri flokë. Jepja mikrofonin  atij tjetrit”-tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: