Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur përpara kuksianëve premtoi se në Kukës do të ndërtohet stadiumi i ri.
Ai tha se me ndërtimin e stadiumit të ri, zona do të marrë zhvillim ekonomik, si dhe bizneset do të përfitojnë.
“Iu premtoj se do të ndërtojmë stadium të ri në Kukës. Ndërtimi i stadiumit të ri do të bëjë që Kukësi të zhvillohet. Me ndërtimin e stadiumit, merr zhvillim ekonomia, bizneset. Edhe në Elbasan e Shkodër investuam në stadiume dhe automatikisht u rrit ekonomia dhe fuqizuan edhe bizneset”, tha Rama.
(d.xh/ BalkanWeb)