Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar nga Lezha LSI dhe Presidentin Ilir Meta.

Rama thotë se Basha nuk është problem për demokracinë dhe Shqipërinë, pasi është kukulla e Berishës dhe Metës, kurse LSI është problemi kryesor.

Sipas tij, kush zgjedh LSI-në, zgjedh Ilir Metën dhe jo drejtësinë. Madje Rama thotë se meqenëse Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit nëse fiton PS, ky është rasti për të çliruar vendin nga imazhi që i jep Presidenti aktual që ka marrë peng Presidencën dhe Kushtetutën.


”Në këtë, skuadra e Monikës është problemi i madh i vendit tonë, problemi i madh i jetës sonë politike. I vetë politikës shqiptare.

Këto zgjedhje mes të ardhmes dhe të shkuarës. Mes taksës progresive, dhe të sheshtë që është armiku real. Zgjedhje mes rilindjes urbane që duhet të vazhdojë, dhe edhe më thellë në zonat rurale. Dhe anti-qytetarisë planifikim. Është zgjedhje mes shëndetësisë që duam, dhe kështu me radhë.

Troç fare, thjesht fare. Është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës. Kush zgjedh sidomos LSI-në, sidomos LSI-në zgjedh Metës dhe jo drejtësinë.

Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit. Të bëjnë zgjedhjen. Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur. Një kukull që nuk argëton askënd. Përkundrazi nuk i duhet askujt. Besoj se është koha për të bërë një zgjedhje për familjen, qytetin, për fshatin, për vendin e punës, në sensin që secilin, për të rritur pagat, pagën minimale. Për të ulur tatimin mbi fitimin, si forcë e kualifikuar në ndërmarrjet e këtij vendi. Në organizmat ekonomikë të këtij vendi. Për të fuqizuar mjekët dhe infermierët, mësuesit e policët. Për të shkuar përtej ndasisë politike pasi nuk kemi alternativë qeverisëse, përveç PS. Nuk mundet dot ta hedhim poshtë këtë punë të mundimshme, duke i lënë shteg mbijetese në pushtet Ilir Metës. Kjo është më e thjeshta.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb