Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër LSI-në, ndërsa tha se më 25 prill shqiptarët duhet të mendojnë 12 herë nëse votojnë për këtë parti.

I ftuar në ‘Real Story’ Rama tha se ajo parti duhet të marrë mësim të madh nga shqiptarët, ndërsa theksoi se Ilir Meta është pronari i saj.

“Në 25 prill shqiptarët duhet ta mendojnë jo 2 herë, por 12 herë përpara se t’u shkojë mendja që të votojnë për atë parti. Ajo parti duhet të marrë një mësim të madh. Duhet të marrë mësim të madh nga shqiptarët. Është partia e Ilir Metës. Kryemadhi është një administratore aty, Ilir Meta është pronari i asaj partie.”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: