Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Partinë Demokratike, për nisjen e fushatës elektorale, ditën e djeshme, ku në Sheshin “Nënë Tereza” kishte mbledhur shumë mbështetës e simpatizantë.

Nga Durrësi, Rama tha se ata dinë të bëjnë vetëm rrëmujë dhe janë përçarës, pasi sipas tij, nuk kanë qenë kurrë shumicë pas vitit 1992.

“Kur unë marrë përsipër diçka, asnjëherë nuk e lë në mes të rrugës, pavarësisht se mund të marrë më shumë kohë, por jo për shkak se unë fle gjumë. A e patë cfarë rrëmuje krijuan dje, ashtu është mënyra si ata janë, ajo është ADN-ja e tyre. Rrëmuja, y-o-u, krijo një situatë, që është agresive dhe e padurueshme për të tjerët. Ata janë përçarës në filozofinë e tyre, sepse nuk kanë qenë kurrë shumicë në këtë vend, që pas vitit 1992. Është vetëm PS, nuk ka tjetër, të tjerat janë vetëm forca të paafta. Ata nuk dinë të ndërtojnë, ne dimë. Nëse ka Shqipëria një aset parësor për t’u bërë ajo që meriton të bëhet për fëmijët tanë, është bukuria, që këta nuk e bëjnë dot, e kanë të pamundur. Kanë probleme me të bukurën. Ju them të gjithë durrsakëve se Durrësi i ka të gjitha mundësitë të bëhet një vend i bukur për shumë njerëz. Ishim ne që e sollëm Durrësin deri këtu e do ta çojmë më tej, tjerët nuk dinë ta bëjnë. Uroj që pas kësaj fushate dhe pas 25 prillit të bëjmë së bashku gjithë ato gjëra të bukura që unë ëndërroj, por jo me sy mbyllur. Çdo ëndërr mund të realizohet, unë kam këmbënguljen”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb