TIRANE

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gazetarët ka komentuar zgjedhjet vendore dhe kandidatët e PS në 61 bashkitë e vendit. Rama tha se Partia Socialiste synon të gjitha Bashkitë e vendit në zgjedhjet lokale.

“Jeni të lirë ju ta besoni dhe të mos e besoni është kërkesë e tyre. Tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishmë janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë janë konsum i madh, Nevoja për të sjellë energji të reja është evidente.

Po normal, se janë 61 gara pavarësisht se sot nuk ka garë. Pavarërisht se shkon në garë shkon për të fituar. Kush është më i mirë se ne në këtë fushë. Kujt t’ia besosh Shkodrën atyre që e patën Shkodrën aty dhe e qeverisën për një çerekshekulli dhe bënin krahasim mes Shkodrës dhe Vlorës.

Çfarë bëmë ne në Vlorë me vetëm më pak se 4 vjet se fillimi ishte te projektet. Kujt t’ia lëmë Durrësin, Tropojën. Tropoja mori për herë të parë frymë si qytet me Rilindjen Urbane. Ne synojmë të gjitha Bashkitë i synonim dje i synojmë sot. Në këtë pikë e kam bindje absolute që më e mira është për çdo komunitet që votoi kandidatët tonë. Për ata nuk kam çfarë them se ata që do ikin nga aty. Po flas që do ikin ata që janë kot dhe jo ata që janë profesionistë. Janë mediat që nxjerrin një profil, është me Saliun si ka mundësi që u vendos këtu aty. “-u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: