Kryeministri Edi Rama është takuar dje Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman bin Abdulaziz. Takimi në fjalë është zhvilluar në Athinë, ndërsa për të nuk është bërë asnjë raportim nga Kryeministria. Lajmi për vizitën është konfirmuar nga Ministria e Jashtme saudite në një postim në Twitter, ku edhe shpjegohet se çfarë u diskutua në takimin mes dy liderëve.

“Princi i Kurorës Mohammed bin Salman dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shqyrtuan marrëdhëniet miqësore dhe aspektet e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.”, thuhet në njoftimin në Twitter të Ministrisë së jashtme saudite. Rama mësohet se ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, por nuk përcaktohet nëse ka qenë Arben Ahmetaj apo Belinda Balluku.

MINISTRIA E JASHTNE E ARABISË SAUDITE NË TWITTER
Kryeministri i Shqipërisë ka falënderuar princin e kurorës saudit për një fond parash prej miliona dollarësh që Mbretëria i dha vendit të tij.

Gjatë takimit, Rama falënderoi Mohammed bin Salman për mbështetjen 50 milionë dollarëshe të Mbretërisë dhe për interesin e Fondit të Investimeve Publike për mundësitë e investimeve në Shqipëri me vlerë rreth 200-300 milionë dollarë.

Të dy krerët shqyrtuan gjithashtu lidhjet dypalëshe dhe diskutuan mënyrat për të nxitur bashkëpunimin në disa fusha, duke përfshirë ekonominë, politikën dhe investimet në infrastrukturë. Po ashtu ata diskutuan mbi bashkëpunimin e mundshëm në disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb