TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste, anëtarët e Kryesisë së partisë që drejton. Burime nga mbledhja e PS-së bëjnë të ditur se është diskutuar për 33 firmat e deputetëve që firmosën për të futur zyrtarisht në procedurat parlamentare draftin me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

Sot komisioni i Reformës në Drejtësi diskutoi ligjet e posaçme që shoqërojnë ndryshimet në Kushtetutë, në funksion të materializimit të reformës në drejtësi. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: