NJU JORK

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer, me drejtorin ekzekutiv të kësaj kompanie, Dr.Albert Bourla.

Në postimin e tij shoqëruar me një foto krah drejtorit të “Pfizer”, kryeministri shqiptar thekson se një vit më parë ai i hapi dyert Shqipërisë, duke i mundësuar nisjen e vaksinimit kundër koronavirusit përpara të tjerëve në rajon.

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm?”, shkruan Rama.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: