BERLIN

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të vizitës së tij për të marrë një ‘Po’ nga qeveria gjermane, për çeljen e negociatave të Shqipërisë për BE.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një video ku shihet se Merkel e pret përzemërsisht Ramën, ndërsa më pas hyjnë së bashku në Kancelarinë Federale.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë??????”, shkruan Rama ne videon qe ka postuar ne ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: