Deputeti i PD, Tritan Shehu, shprehet se kryeministri Edi Rama nuk duhet të censurojë rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se Shqipëria me atë rezolutë do të fillojë të marrë pozicionin e saj në anën e të vërtetës.

“Vecanerisht tashti duhet kjo! Prej mbi nje viti maxhoranca nuk lejon debatin parlamentar mbi genocidin serb ne Kosove. E drejte kushtetuese e kerkuesve kjo, nje nevoje afat gjate, domosdoshmeri aktuale. Sepse ketu fillojne problemet, me ate genocid e shtypje.

Dhe pa pranuar ate, pa u kerkuar falje nga Serbia, konflikti do te mbetet gjithmone i gatshem per tu „ndezur“ edhe nqs perkohesisht do te duket i „pergjumur“! Historia europiane e ka treguar kete, kjo periudhe prej vitit 1999 e ka ri konfirmuar. Prandaj ne radhe te pare neve duhet te jemi te direkte, konkret, te qarte. Kete e kerkojne edhe zig-zaget, oshilacionet, shtrengimet e duarve, buzeqeshjet… Por me „gure ne traste“ ne hapat konkrete deri me sot.

Shqiperia me ate Rezolute do te filloje te marre pozicionin e saj te domosdoshem, ne anen e te vertetes, te “humbur” prej 2014-tes, do te jape perseri nje kontribut…

Rama duke mos lejuar te flitet per te verteten ne Parlament, duke e „asfiksuar“ ate, e demton rende, kamuflon realitetin. Kjo tashme duhet ndryshuar, eshte nje domosdoshmeri per tu kryer. Jo vetem se jemi shqiptare e nuk mund te qendrojme artificialisht “te ftohte”, sikur ajo qe po ndodh i perket ndonje “planeti” tjeter.

Apo me keq akoma, te mos humbet asnje rast pa u perjekur te «makiazhohet » Serbia!

Te ngrihet Vucic ne piedestalin e kampionit paqeshashes e europeist ne Rajon!

Te anatemohet Kosova! Kur e verteta eshte e kunderta! Dhe ne duhet te jemi ne anen e te vertetes, e cila eshte me Kosoven! Cdo qendrimi i kundert i yni, vecanerisht si shqiptare, ka e do te kete pasoja te gjera negative per Kosoven, shqiptaret e Rajonin”, thotë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: