Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë një video të një vajze ekselente, e cila thotë se me punë e mund në Shqipëri mund t’ia dalësh.

Rama shprehet se qeveria po jep shembullin sesi me studime dhe mundim, mund të punësohesh e të shërbesh për vendin tënd.

Postimi i Edi Ramës:

TË RINJTË NË PUNË ME MERITË – Me të drejtë, Arlinda Lisha thotë se në këtë vend mund t’ja dalësh me meritë dhe aftësi, pasi ajo vetë fitoi me forcat e veta, me mundin e rezultateve të studimeve të saj, vendin e punës si Specialiste e Shërbimit të Provës në Krujë, duke iu bashkuar atyre qindra të rinjve që sot rrezatojnë energjinë dhe vendosmërinë për ta ndërtuar me punë jetesën, duke i shërbyer me devotshmëri vendit të tyre❤️?

Vetëm me një klik në platformën e punësimit të ekselentëve “Punë të Mbarë” ? http://punetembare.gov.al/ ? Arlinda, studente e degës Psikologji Sociologji arriti të integrohet në administratën shtetërore dhe të fitojë po me meritë, titullin e nënpunëses së shërbimit civil.?

Si Arlinda, janë 6️⃣0️⃣2️⃣studentë ekselentë që falë kësaj platforme, fryt i paktit për universitetin, janë bërë vlerë e shtuar për burimet njerëzore të administratës sonë publike dhe 4️⃣9️⃣1️⃣ prej tyre kanë fituar përmes konkursit, pozicione në shërbimin civil.?

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb