Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aleksandër Biberaj në emisionin “Frontline”News24 ka folur në lidhje konfiskimin  e ‘Prestige Resort’.

Ai u shpreh se veprimet e djeshme ishin si të Shtetit Islamik, ndërsa shtoi se institucionet e drejtësisë janë nën thundrën e Ramës.

“As Enver Hoxha nuk ka bërë veprime të tilla. Ky është një veprim si ato të ISIS në Siri që shkatërrojnë monumentet e  kulturës. Ia kanë kaluar ISIS dhe telabanëve. Është një çorganizim i organizuar në mënyrë perfekte. Nuk ka drejtësi, është iluzion. Nuk del dot një shqiptar që të thotë se ka drejtësi. Një më gjeni. Drejtësia është nën thundrën e Ramës. Prona është e drejtë themelore për njerëzit. Për të vjedhur dhe shkatërruar këta janë non-stop në këmbë. Ky model duhet të rrëzohet, normal që do i vijë dita një ditë, por kostoja është e madhe. Është momenti që ai të merr shtëpinë dhe nuk ke ku ankohesh, pasi opozita është e dobët”, tha Biberaj.

Biberaj foli edhe në lidhje me raportin e DASH, të cilin e quajti më të keqin për vendin tonë që nga shpallja e demokracisë.

Ai tha se duhet të ndërmerren sanksione ndaj kreut të qeverisë, duke shtuar se Rama duhet të shpallet non grata.

“Është raporti më i zi që nga 1991, sepse i ka thënë të gjithë gjërat. Problemi nuk e qartë për tu thënë por për tu bërë. DASH, gjykoj se duhet të ketë sanksione ndaj lidershipit të politikës sociale. Nëse nuk ndërmerret e veprime konkrete nuk ka vlerë. Le ta shpallin non-grata. Nuk pres që Ramën ta rrëzojë SHBA por shqiptarët. Raporti është i zi, është për një vend afrikan apo Amerikës Latine. Nuk ka një fjalë që të ndrisë Shqipërinë. Pushtetet, ekonomia, PPP, monopoli… janë 100 të zeza”, tha ai.

Po ashtu, Biberaj foli për takimin mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me homologun britanik, Rishi Sunak, në Londër.

Ai tha se ‘Rama i ka hedhur benzinë raportit mes dy vendeve’ për çështjen e emigrantëve dhe se ‘edhe një derë që ishte e hapur, po e mbyll’.

“Ku shkel këmba e Ramës u prish punë shqiptarëve. Shqiptarët në Britani kanë qenë të respektuar. Zjarrit i hodhi benzinë Rama. Ky s’ka as fuqi politike dhe ekonomike të debatojë me zyrtarët britanikë. Edhe një derë që ishte e hapur, po mbyllet. Këtë e ka për protagonizëm politik. Çfarë do diskutojë ai?”, tha Biberaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb