Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka iu është bashkuar reagimeve pas ngjarjes së paprecedentë në ‘Prestige Resort’, ku pa asnjë vendim gjykate dje u konfiskuan 2 godina të këtij hoteli.

Në një reagim për mediat Açka tha se i gjithë sulmi ishte një kunjë personale e Ramës me biznesin në fjalë dhe për të dëmtuar fjalën e lirë të News24.

“E kam ndjekur këtë çështje. Në fakt u gjenda me një grup të huajsh në momentin kur ndodhi. S’e gjeta dot arsyen se çfarë t’i shpjegoja atyre. Kjo mënyrë sistematike, intimidi ndaj një biznesi, apo çfarëdolloj problemash të kesh, shteti është për të mbështetur biznesin, apo një kompani media të rëndësishme. Kush është ky kryeministër që nxjerr një kunjë personale ndaj një media. Në mënyrë të fragmentarizuar vazhdon të bëjë këtë gjë. Pse kjo formë tinzare me median dhe me këtë biznes?! Qoftë kushdo biznesi, shteti e ka obligim edhe kur biznesi gabim, është i detyruar që të japë letrat, dëshmi dhe dokumentet shpjegues.

Nga kush e koshin marrë këtë urdhër? Duhet transparencë. Nuk mund të shmanget ballafaqimi publik. Më duket një formë tinzare, sistematike përdorimin e shtetit si xhelati ndaj një biznesi apo media me rëndësi. Mendoni se çfarë i ndodh një biznesi të vogël diku. Imagjinoni këtë formë tinzare, në një ditë pushimi, është formë që mund t’i zhvillojë një qeverisje që bazohet te kjo formë autokratike. A ka zoti Rama ndonjë lloj katarsis. Kjo është bërë kaq e turpshme dhe në sy të të huajve. Duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se çfarë bën me median apo biznesin, të vijë të japë llogari. Institucionet duhet t’i zgjidhin vetë këtë çështje.

Më vjen keq që disa media nuk janë në mbështeten tuaj. Sot është radha juaj, në një moment do vijë radha e tyre. Ai është xhelat. Do thoja se nuk është intimidim ndaj medias, por edhe biznesit. Është thirrje për biznesin se; nëse nuk mbështesni gjatë fushatës elektorale, kjo është forma që do ju kthehem; dhunë! Zëri i qytetarëve është çdo ditë në televizion, por çështja është se çfarë shpenzon politika. fjalët e politikës duhet të jetë e kufizuar dhe prishja e kësaj balance duhet të ndryshojë në mënyrë imediate. Qytetari ka vetëm një formë reagimi, protestën! Çdo qytetar ka vetëm një mundësi për të bërë të dukshëm shqetësimin e tij, vetëm përmes medias. E bëj thirrje që të jeni afër qytetarëve, sidomos gjatë fushatës.”, tha ajo.

Duke u ndalur te raporti i DASH, Açka tha se: “Ka një konflikt të hapur që vjen nga ajo që deri dje thoshte Edi Rama; Që nuk duhet sharë Shqipëria në gjuhë të huaj. Ai e ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Është momenti që Rama t’i drejtohet drejtësisë, të zhvishet nga imuniteti i tij. I vetmi institucion që kishte marrë lavdërime ishte SPAK. Ndaj duhet të tregojë veten dhe të shpërblejë këtë vendosmëri që të çojë deri në fund çështjet e hapura. Shqiptarët duhet të shohin rezultate.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb