Një javë para samitit të vendeve të Ballkanit që do të mbahet me 27 gusht, dalin të reja rreth këtij organizimi e takimi mes liderëve. Së fundmi mësohet se para samitit do të zhvillohet një miqësore futbolli mes dy skuadrave, të emërtuara ‘BE’ dhe ‘BE e ardhshme’.

Kjo fundit do të ketë në përbërje kryeministrin shqiptar Edi Rama, atë serb Aleksandër Vuçiç dhe ministri i jashtëm kosovar Hashim Thaçi, sikundër edhe ministrat e tjetër të rajonit. Ndërkohë që në përbërje të skuadrës ‘BE’ do të jenë liderë dhe ministra të vendeve anëtare të bashkimit europian, teksa ndeshja do të gjykohet nga eurokomisioneri Johanes Hahn. Ndërsa detaje të reja bëhen te ditura edhe në lidhje me samitin, i cili do të fokusohet tek emigracioni dhe lufta kundër ekstremizmit.

Isa Mustafa, si Kryeministër i Kosovës, nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia. Në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe Ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb